Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizitë në Turqi për t’i 'bërë të qartë' sovranitetin e Irakut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizitë në Turqi për t’i 'bërë të qartë' sovranitetin e Irakut

11:20, 21/10/2016
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter ka thënë se do të theksojë nevojën e respektimit të sovranitetit të Irakut, gjatë vizitës së sotme në Turqi.

Mëgjithatë Carter nuk tha nëse do t’i kërkojë Ankarasë të tërheqë trupat ushtarake që po veprojnë në veri të Irakut.

Takimi i Carterit me zyrtarët turk në Ankara ka për qëllim të zbusë tensionet mes Turqisë dhe Irakut, pasi Turqia po kryen operacione ushtarake në veri të Irakut.

“Ne duam t’i mbajmë të gjithë të fokusuar në objektivin tonë, që është mposhtja e grupit militant Shteti Islamik sepse nga ta kërcënohemi të trija shtetet”, u ka thënë Carter gazetarëve.

Rreth 500 ushtarë turk janë duke trajnuar arabët sunitë dhe luftëtëtarët kurdë afër qytetit të Mosulit, që prej muajit dhjetor.

Bagdadi thotë se trupat turke janë aty pa lejen e autoriteteve irakiane dhe ka bërë thirrje që ata të tërhiqen.

Ankaraja ka injoruar këtë thirrje dhe insiston se do të luaj rol në ofensivën që ka nisur për rimarrjen e qytetit të Mosulit nga ISIS-i

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco