Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Ndëshkuesi’ aprovon blerjen e armëve nga Kina dhe Rusia, ‘injoron’ tregtinë me SHBA-në

‘Ndëshkuesi’ aprovon blerjen e armëve nga Kina dhe Rusia, ‘injoron’ tregtinë me SHBA-në

11:05, 12/12/2016
A+ Aa A-

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka injoruar tregtinë me SHBA-të dhe  është shprehur i gatshëm për të pranuar një marrëveshje armësh të propozuar nga Kina, duke nënkuptuar shtrirjen e mëtejshme të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duterte tha se do të dërgonte sekretarin e tij të mbrojtjes në Kinë për të negociuar marrëveshjen e armëve të zjarrit,  të cilat duhet të paguhen brenda 25 vjetësh, tha presidenti i vendit të dielën, i njohur ndryshe edhe si ‘Ndëshkuesi’.

"Kina na ka ofruar armë zjarri, që janë tashmë gati dhe unë do t’i pranoj . Ata po na kërkojnë të nxitojmë, "tha Duterte.

“Filipinet mund të blejë pushkë dhe snajperë nga Rusia”, tha nga ana tjetër,  Sekretari i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana, duke shtuar se ushtria filipinase ka vendosur të kryejë kërkime  për të parë nëse është e mundur të nënshkruajë marrëveshjen.

Javën e kaluar Lorenzana vizitoi Rusinë dhe u takua me zyrtarët rus të mbrojtjes, shkuan “AP”.Kjo ishte vizita e parë e shefit filipinas të mbrojtjes në Moskë që nga viti 1976./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco