Nëna e re vdes nga tharësja e flokëve

Nëna e re vdes nga tharësja e flokëve

00:39, 24/02/2018
A+ Aa A-

Një nënë e re ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me elektricitetin nga një tharëse flokësh.

Camila Sales sapo kishte dalë nga dushi e ndërsa po thante flokët ajo ka pasur një kontakt me elektricitetin dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ajo u gjet nga burri i saj teksa ende mbante në dorë tharësen dhe dridhej.

22-vjeçarja vdiq në sallën e reaminacionit edhe pas përpjekjeve të shumta për ti shpëtuar jetën, nga mjekët në Brazil.

. Sipas kunatës së viktimës, Vania Ramos, ajo e kishte marrë tharësen si një dhuratë nga kompania kozmetike ku punonte, raporton The Sun.

Dhe disa orë pas marrjes së dhuratës Camila vendosi që ta testonte, por rezultati ka qenë fatal për jetën e saj.

Viktima ishte martuar 3 vite më parë dhe kishte një djalë 18 muajsh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco