Tillerson kërkon vazhdimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Tillerson kërkon vazhdimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

21:34, 16/01/2018
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka bërë thirrje për vazhdimin e sanksioneve për Korenë e Veriut, në mënyrë që t’i bëhet presion këtij vendi për braktisjen e programit të armëve bërthamore.

Tillerson ka bërë apelin gjatë një takimi për Korenë e Veriut të mbajtur në Vankuver.

 “Ne na duhet të rrisim çmimin e sjelljes së regjimit deri në atë pikë që Koreja Veriore të kërkojë në tavolinë negociata më të besueshme”, ka thënë Tillerson, në takimin njëditor në qytetin kanadez.

Tillerson, u ka bërë thirrje Kinës dhe Rusisë, të cilatnuk kanë marrë pjesë në takim, të zbatojnë në tërësi sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Ai po ashtu ka thënë se testimet e raketave nga Koreja e Veriut, përbëjnë kërcënim për trafikun civil ajor.

Lideri koreano-verior Kim Jong Un ka refuzuar të heqë dorë nga zhvillimi i programit bërthamor, pavarësisht rritjes së sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco