Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ndërruan gratë pushohen nga puna aficerët. Edhe gjykata mbron vendimin e shefit të tyre

Ndërruan gratë pushohen nga puna aficerët. Edhe gjykata mbron vendimin e shefit të tyre

12:04, 12/12/2017
A+ Aa A-

Dy pjesëtarë të policisë amerikane u shkarkuan pas ata i dhane njerit tjetrit grate e tyre. Sjellja  ishte e papranueshme për zëvendës sherifin e komisariatit të policisë.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar të Hënën një vendim paksa të rrallë por aspak për t'u habitur, pasi nje sherif në Luiziana, i cili kishte shkarkuar dy nga agjentët e tij. Arsyeja për shkarkimin ishte se agjentet kishin rënë në dashuri me gratë e njëri -  tjetrit.

Ky konkluzion sentimental kishte ndodhur në vitin 2014 në famullinë e Bossier dhe Louisiana ne SHBA. Brandon Coker dhe Michael Golden kuptojnë se nuk po shkonin mire me gratë e tyre të ligjshme, por e njëjta gjë ishte edhe per gratë e tyre. Dhe kjo solli si pasoje rënjen në dashuri të tyre me gruan e tjetrit dhe pas konsultimit me të afërmit e tyre, të dy zyrtarët përgjegjës për ruajtjen e rendit, në mënyrë të vendosur shkëmbejnë familjet dhe vendet e banimit të tyre.

 Vetëm në fund të tetorit, zëvendës sherifi mëson transferimin e ndërsjellë, i cili eshte bërë pa shkurorëzim nga njëra anë në tjetrën, dhe nuk toleron këtë lloj shkembimi.

Zëvendës Sherifi i gjendur para faktit të kryer atëherë vendos një afat pak më shumë se një muaj për oficerët që të kthehen në gjendjen normale ose ata do të shkarkoheshin nga funksioni i tyre. Të dy burrat refuzojnë të respektojnë kerkesen e shefit, dhe pushohen nga puna. Ata pastaj kërkojnë drejtësi në bazë të Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, e cila garanton të drejtën e individëve për tu shoqëruar me cilin ata dëshirojnë. Por ata kishin harruar se kjo nuk mund ta funksonojë për ata përsona të cilët punojnë në organet e sigurisë.

Dhe gjatë gjykimit ne Apel, gjykata për t'u shpjeguar atyre që janë gabim shprehen se, "Vendimet seksuale mes të rriturve miratohen ndryshe kur të rriturit janë pjesëtarë të forcave të sigurisë" duke I dhënë të drejtë keshtu sherifit dhe një humbje të gjyqit për të dy oficerët që ndërruan gratë e tyre. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco