Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kompania gjigande ndërton ‘kampusin e ri’ me 131 ndërtesa, hapen 2500 vende pune

Kompania gjigande ndërton ‘kampusin e ri’ me 131 ndërtesa, hapen 2500 vende pune

22:06, 07/12/2017
A+ Aa A-

Kompania gjigande “Microsoft” njoftoi një rinovim të madh të kampusit, i cili do të transferojë selinë në Redmond, Washington. Ndërhyrjet e reja do të ngjajnë me një “mini-qytet” të kompletuar me transport publik, ndërtesa të larta dhe hapësira ??publike.

Gjigandi teknologjik thotë se zgjerimi i kampusit prej 500 hektarësh do të zgjasë pesë deri në shtatë vjet, ku do të përfundojnë ndërtesat e reja, vlera e të cilave do të shkojë në 150 milionë dollarë.

Gjithashtu, ky ndryshim do të përfshijë edhe përmirësimet në infrastrukturën e transportit dhe hapësirën publike që arrin në 6.7 milionë metra katrorë si hapësirë e rinovuar.

Përmirësimet përfshijnë një shesh të hapur prej 2 hektarësh me hapësirë ??për 12,000 persona, me fusha sportive, me hapësirat e shitjes me pakicë dhe një urë për këmbësorët që të kalojnë në një autostradë që lidhet me një stacionin hekurudhor.

“Një element i rëndësishëm i projektit janë planet e Microsoft-it për ndërtimin e disa garazheve të parkimit nëntokësor, me qëllim që kampusi të jetë pa makina dhe i përshtatshëm për ecje dhe për biçikleta”, thotë kompania.

Microsoft thotë se investimi do të përfshijë rreth 2,500 vende të reja pune në ndërtim, ku do të përfitojnë banorët e qyteteve Seattle, Tacoma, Olympia dhe Everett në Washington.

Kur të përfundojë, kampusi i kompanisë do të “mburret” me 131 ndërtesa totale nga 125 që janë aktualisht. /Scan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco