Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Të shtëna me armë në SHBA, 3 të vdekur

Të shtëna me armë në SHBA, 3 të vdekur

20:05, 07/12/2017
A+ Aa A-

Tre nxënës kanë mbetur të vdekur pasi një i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme të New Mexico-s, mëngjesin e së enjtes, sipas orës lokale.

Autoritetet thanë se autori i dyshuar i sulmit ka mbetur gjithashtu i vdekur, duke shuar panikun në komunitet.

Sipas CNN, nuk ka ende informacione se cili ka qenë shkaku këtij sulmi dhe nuk dihet nëse autori i sulmit ka qenë nxënës apo thjesht një vizitor. Zyra e Qarkut San Juan ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 9 paradite, duke shtuar se shkolla është e bllokuar. Aztec, në San Juan County, është një qytet i vogël në veriperëndim të New Mexico, SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco