Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

 Tillerson: Pavarësisht rimarrjes së kryeqytetit të ISIS-it, lufta nuk ka përfunduar

Tillerson: Pavarësisht rimarrjes së kryeqytetit të ISIS-it, lufta nuk ka përfunduar

10:23, 21/10/2017
A+ Aa A-

 SHBA përshëndeti sot fitoren “vendimtare” në Raka të forcës arabo-kurde e mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar, dukeparalajmëruar gjithsesi se lufta kundër xhihadistëve nuk ka përfunduar.

“Çlirimi i Rakës është një etapë thelbësore në luftën globale kundër grupit të Shtetit Islamik”, bëri të ditur në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson. Por humbja e Rakës (nga ana e grupit të Shtetit Islamik) por nuk nënkupton që lufta jonë kundër ISIS-i ka përfunduar”, paralajmëroi Tillerson.

“Koalicioni botëror do të vijojë të mbështesë të gjithë elementët e pushtetit kombëtar, ushtarak, shërbimeve sekrete, diplomaci, ekonomi, forcat e rendit dhe fuqisë së komuniteteve tona deri sa të gjithë sirianët të çlirohen nga brutaliteti i ISIS-it dhe se ne do të sigurohemi për të mos përhapur terror në botë”, vijoi sekretari i Shtetit.

Grupi i Shtetit Islamik kontrollonte Rakën, në veri të Sirisë prej 2014, duke e shndërruar në bastionin e tij. Forcat demokratike siriane (FDS), një aleancë e luftëtarëve kurdë dhe arabë të mbështetur nga Uashingtoni rimorën këtë javë kontrollin e qytetit pas katër muaj luftimesh,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco