FOTO/ Nobelisti më i i ri për letërsinë ka vetëm një libër të përkthyer në shqip. Ja cili është ai

FOTO/ Nobelisti më i i ri për letërsinë ka vetëm një libër të përkthyer në shqip. Ja cili është ai

16:31, 05/10/2017
A+ Aa A-

Fitues i sivjetëm i çmimit “Nobel” në letërsi britaniku me origjinë japoneze, Kazuo Ishiguro, nuk është shumë i njohur për lexuesin shqiptarë. Por pavarësisht kësaj plot 11 vite më parë, poeti dhe përkthyesi i njohur Rudi Erebara e ka zbuluar shkrimtarin, që do të kurorëzohej me vlerësimin më të lartë për letrat.

Erebara në vitin 2006 ka përkthyer një nga romanet më të njohur të Ishiguro; “Mos më lër të shkoj”.

Romani trajton pikërisht atë temë, për cilën u vlerësua më së shumti nga juria romancieri: Marrëdhënien e botës së brendshme njerëzore me botën reale dhe të panjohur.

Personazhi kryesor i të vetmit roman në shqip të novelistit të ri është Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, e cila kur ishte fëmijë  jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë. Por më pas Keti mëson dhe kupton, që bota nuk ishte në realitet e njëjtë me atë mikrojetë “perfekte” në Heilsham.

Novelisti me origjinë nga Japonia u vendos në Britani kur ishte vetëm 5 vjeç. Ishiguro është një nga autorët më të njohur të fiksionit bashkëkohor në botën angleze, pasi ka marrë katër nominime për “Man Booker Aëard” dhe ka fituar çmimin e vitit 1989 për romanin e tij “The Remains of the Day”. Në vitin 2008, “The Times” rendit Ishiguro të 32-in në listën e tyre të “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco