Baa Baa Land, filmi për ata që duan t’i zërë gjumi

Baa Baa Land, filmi për ata që duan t’i zërë gjumi

10:30, 30/09/2017
A+ Aa A-

Në premierën e filmit në sheshin Leicester në Londër, delet e veshura me temën nga "La La Land" dolën në qilimin e kuq.

Sigurisht keni dëgjuar për filmin e Hollywood “La La Land”, por ky është “Baa Baa Land” dhe yjet e tij janë me katër këmbë.Po, është film ku luajnë delet, i gjatë 8 orë dhe është vlerësuar filmi më i mërzitshëm ndonjëherë-nga producentët e tij. Në premierën e tij në sheshin Leicester në Londër, delet e veshura me temën nga “La La Land” dolën në qilimin e kuq.

Duke lënë gjurmë me thundrat e tyre në dhe – siç bëjnë yjet e Hollywood, por me këmbë dhe çimento – delet iu bashkuan një personi me kostume deleje dhe adhuruesit e filmit të veshur me pizhame duke mbajtur dele lodra nga pelushi. Rivali i “Baa Baa Land” për titullin e filmit më të mërzitshëm të bërë ndonjëherë është edhe “Paint Drying”, film 10.5 orë për tharjen e ngjyrës.

Filmi është financuar nga aplikacioni për meditim digjital ‘Calm’ – që krijuesit po e shesin si shërim për pagjumësi. Ata mendojnë se “Baa Baa land” është mënyrë e sigurt për t’i vënë njerëzit në gjumë.

    Me shumë aplikacione për telefona të mençur që vlerësohen me 4 ose 5 yje nga shikuesit, teknologjia duket se po pranohet mirë nga shumë përdorues. Nëse duke bërë pushime nga telefoni juaj i mençur ose duke e shfrytëzuar atë për t’ju ndihmuar për gjumë më të mirë ka përfitime, disa ekspertë janë skeptikë për këtë.

    Disa studime sugjerojnë se shumë aplikacione shëndetësore nuk ofrojnë përfitimet e premtuara, por ekspertët tjerë mendojnë se aplikacionet janë pikë fillestare pozitive për shumë njerëz. Vetë filmi është zhanër në rritje i kinemasë së ngadalshme, që në mënyrë tipike nuk ka dialogje, nuk ka subjekt dhe shumë pak veprime. Zhanri po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar. Netflix ka shtuar disa tituj televiziv në zgjedhjen e tyre nga viti i kaluar dhe në vitin 2015 BBC transmetoi ‘All Aboard the Sleigh Ride’, film pa dialogje për indigjenët në Norvegji dhe drerët e tyre. “Baa Baa Land” është në dispozicion në Calm.com/21Media

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco