AFP `i jep` çmimin Nobel në letërsi, Ismail Kadaresë: Ky është viti i tij

AFP `i jep` çmimin Nobel në letërsi, Ismail Kadaresë: Ky është viti i tij

09:42, 29/09/2017
A+ Aa A-

Agjencia më e madhe e lajmeve franceze, AFP, i ka kushtuar një shkrim të gjatë çmimeve Nobel për këtë vit dhe posaçërisht atij për letërsinë. Si kandidati më i mundshëm që më në fund mund të marrë trofeun më të rëndësishëm të letrave, cilësohet shkrimtari shqiptar Ismail Kadare I cili prej shumë vitesh ka qenë shumë afër këtij çmimi.

Rrethet letrare të Stokholmit pajtohen në një gjë: Akademia e çmit Nobël pas të gjitha gjasave do të bëjë sivjet një zgjedhje konsensuale, konservatore, pas përzgjedhjes së vitit të shkuar, aq të diskutuar, që shkoi për legjendën e muzikës, kantautorin Bob Dylan. Ajo që ndodhi vitin e shkuar ishte krejt e pazakontë. Këtë vit mendoj se do të jetë një romancier mashkull ose eseist me rrënjë në Europë. Mendoj se do të jetë e kundërta e Bob Dylan”, parashikon Bjorn Wiman, redaktori i Kulturës së gazetës kryesore suedeze ‘Dagens Nyheter’”, shkruan AFP.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco