Osja i Falltores, bejtexhiu dhe këngëtari shkodran Në foto: Kel Marubi (majtas) dhe Emilio Sunmi (djathtas).

Osja i Falltores, bejtexhiu dhe këngëtari shkodran

11:22, 05/06/2017
A+ Aa A-

Çdo lagje, qytezë a qytet ka nga një personazh të shquar jo për shkak të pushtetit a parasë, por për shkak të aftësive për të argëtuar bashkëkohësit e tij. Një prej tyre ka qenë Osoja ose Osja i Falltores, i lindur në lagjen Dërgut të Shkodrës më 1838. Ishte bejtexhi, instrumentist e ahenxhi.

Ky personazh nga historia e Shkodrës është bërë i njohur sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Sipas DPA, Alfred Rappaport Ritter von Arbengau, zëvendëskonsull i Shkodrës në vitet 1893-1897 shkruan:

"... mblodha nga goja e këngëtarit popullor Osja i Falltores një sasi këngësh kombëtare, të cilat, ndoshta, do të kishin humbur. Këto këngë, bashkë me fjalë të urta shqiptare, të mbledhura nga unë, u botuan në vëllimin e gjashtë të ‘Albanesische Studien’ të albanologut Gustav Meyer".

Kësisoj, Osja i Falltores kapërceu pragun e ahengjeve shkodrane, për t’u kthyer në burim të lëndës shkencore.

Për nder të Osjes, një rrugë e qytetit të Shkodrës sot mban emrin e tij. Në foto: Kel Marubi (majtas) dhe Emilio Sunmi (djathtas). Fotografi e Kel Marubit. Foto: AQSh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco