Hapet Muzeu i Gjetheve, shtëpia e përgjimeve të Sigurimit të Shtetit

Hapet Muzeu i Gjetheve, shtëpia e përgjimeve të Sigurimit të Shtetit

08:41, 23/05/2017
A+ Aa A-

Kryeministri edi Rama ka njoftuar se sot pasdite do të përurojë, një muze të ri në Tiranë, Shtëpinë e Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit.

"Ju uroj një ditë të mbarë me Muzeun e ri të Gjetheve, - shkruan Rama në Fb, -  godina e të cilit (ish-Shtëpia e Përgjimeve, Tiranë) më 2013 ishte një karakatinë, ndërsa sot një tjetër hapësirë europiane.

Pas Marubit në Shkodër, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, Muzeut Arkeologjik në Durrës, BunkArt 1 e BunkArt 2, ky është muzeu i gjashtë në vetëm 3 vjet e gjysmë, që çel dyert sot mbasdite për publikun vendas e të huaj.

Nuk kemi bërë mrekulli. Por krahasuar me zero godina të tilla në çerekshekullin para këtij mandati, e me plagët e rrënimit të trashëguara prej atij çerekshekulli, ashtu si në çdo fushë, kemi bërë vërtet shumë.

Por, kjo është prova e rradhës se sa shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj nuk do të rreshtim së punuari me të njëjtën forcë e vendosmëri që luftuam për Vetingun," nënvizon ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Tarasi23/05/2017 15:48

    Edivina te lutem mos haro pikturen tende te gazetes se Sigurimit Perpjeka. Na ka mare malli shume te ate kryeveper sharlatani.

    Shto koment

    Denonco