VIDEO/ Apartamenti i braktisur në Paris që në '39 hapet pas 70 vjetësh, zbulohet ... një epokë mahnitëse!

VIDEO/ Apartamenti i braktisur në Paris që në '39 hapet pas 70 vjetësh, zbulohet ... një epokë mahnitëse!

14:46, 18/05/2017
A+ Aa A-

Në vitin 1939 një apartament në Paris u braktis. 70 vjet vjet më pas, një shitës ankandesh hapi apartamentin dhe zbuloi disa vepra arti mahnitëse që vlenin miliona.  

Madam de Florian, 23 vjeçe, braktisi apartamentin e saj në Paris në vitin 1939. Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe me shumë mundësi, Madam de Florian kishte dëgjuar se gjermanët po i afroheshin Parisit, përcjell Syri.net.

Image

Duke synuar t’i shpëtojë rrezikut, ajo e mbylli shtëpinë dhe iku bashkë me parisienë të tjerë në jug të vendit, që ishte i papushtuar dhe ku ndihej e sigurtë.

Vajza nuk e mori mundimin të kthehej më në shtëpinë e saj. Megjithatë, vazhdoi ta paguante qeranë deri në fund të jetës. Në vitin 2010, Madamë de Florian vdiq në moshën 91 vjeçare.

Pasi ia kaloi pronën të afërmëve dhe trashëgimtarët mësuan se kishte nëj aparatment në Paris, ata angazhuan një shitës ankandesh të quajtur Olivier Choppin-Janvru që të bënte inventarin e ndonjë sendi me vlerë në apartamentin e braktisur.

Image

Pasi hapi derën, punonjësit të anakandit dhe ekipit të tij u iku goja! Ata mbetën pa fjalë nga ajo që panë: apartamenti ishte një fotografim i përsosur i epokës para Luftës së Dytë Botërore.

Më me rëndësi akoma, aty kishte thesare shumë të vlefshme që fshiheshin në atë apartament.  Dhoma e ngrënies ishte e kompletuar me pjata dhe me qelqurina. Veprat e artit ishin hequr nga muret sikur të ishin gati për t’u transportuar, por pronarja e tyre nuk pati kurrë kohë të mjaftueshme.

Image

Kjo tryezë tualeti më kot po pret kthimin e pronares së saj. Janë furçat, pudrat dhe shishet e parfumit ato që ndodhen ende mbi të.

Image

Në cep të dhomës mund të shihni një Miki Maus origjinal dhe një kukull Porky Pill, që reflektonin para Luftës së Dytë Botërore.

Image

Ndoshta zbulimi më interesant ishte piktura e një gruaje të mrekullueshme me një fustan të kuq. Nga verifikimi i mëvonshëm do të zbulohej që kjo grua ishte Marthe de Florian, gjyshja e Madame de Florian.

Image

Artisti nuk njihej në fillim, por një zbulim i mëvonshëm i ndihmoi studiuesit që të konkludonin e piktura ishte bërë nga Giovani Boldini, një piktor italian nga epoka e “Belle Epoque”

Image

Marthe de Florian ishte një aktore e famshme parisiane që bënte një jetë luksoze dhe kishet stil jetesë bashkëkohor. Një koleksion letrash dashurie u gjetën në apartament dhe ato ishin nga njerëz shumë të njohur, përfshirë disa kryeministra dhe presidentë.

Ndërsa vetë Marthe ishte subjekt i pikturave të Giovanni, që nga burimet më pas u mësua se ishin të dashuruar. Portreti i Marthe ishte përfunduar në 1888 kurajo ishte 22 vjeçe dh.

Në 2010, piktura u shit për 3.4 milionë dollarë pasi u zbulua në apartamentin e braktisur. Ajo ishte vepra më e çmuar ndër të gjitha punimet e Giovanni-it./Syri.net

Image

SHIKONI VIDEON E APARTAMENTIT MË POSHTË

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco