FOTO/ Kastriot Dervishi: Në Tiranë respektohen me memorial pushtuesit

FOTO/ Kastriot Dervishi: Në Tiranë respektohen me memorial pushtuesit

22:12, 26/04/2017
A+ Aa A-

Ish-kreu i Arkivës së ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi publikon një foto të bërë në Tiranë, ku dallohet një memorial në varrezat e Sharrës i ndërtuar në vitet 1939 që nderon pushtuesit serbë.

Dervishi ngre pyetje se si ka mundësi që të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues edhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut.

ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe, shprehet historiani.

Reagimi i Dervishit

Kjo fotografi që shikoni është një memorial kushtuar 522 ushtarëve të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913 (apo edhe më tutje). Është fotografuar prej meje para një jave. Ndodhet në varrezën e Sharrës në Tiranë. Duhet të jetë ndërtuar në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira.

Është i çuditshëm fakti se si ka mundësi të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues edhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut. Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikurshëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve '50 apo fillimin e viteve '60.

Image

Ushtarët i takojnë Batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës dhe janë nga qyteti serb i Shumadijes. Ushtria serbe pasi pushtoi në atë kohë territorin shqiptar bëri masakra të shumta mbi popullsinë shqiptare, dogji dhe vodhi pasurinë e shqiptarëve. Për të gjitha këto dhe historinë e të dy vendeve, ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco