'Avatar 2' del në kinema në vitin 2020

'Avatar 2' del në kinema në vitin 2020

14:19, 26/04/2017
A+ Aa A-

Sipas lajmit që kanë publikuar në Facebook James Cameron dhe Fox “Avatar 2” do të mbërrijë në sallat e kinemasë në të gjithë botën në 18 dhjetor 2020.

Avatar 2 do të mbërrijë në sallat e kinemasë në të gjithë botën në 18 dhjetor 2020. James Cameron dhe Fox kanë bërë të ditur lajmin në faqen zyrtare të filmit në Facebook.

Regjisori që ka fituar çmimin Oscar, ka publikuar edhe kalendarin e kapitujve të ardhshëm të sagës; Avatar 3 do të dalë në 17 dhjetor 2021, Avatar 4 në 20 dhjetor 2024, ndërsa Avatar 5 në 19 dhjetor 2025.

Lajmërimi u bë duke publikuar një foto të regjisorit dhe gjithë trupën e filmit. “Është bukur të punosh me skuadrën më të mirë të sektorit! Avatar po merr fluturimin dhe po fillojmë prodhimin e kapitullit të katërt”.

Në nëntor ishte folur për 2018 si datë e mundur për mbërritjen e Avatar 2, por Cameron shpjegoi se duhet akoma më shumë punë për ta realizuar./TRT


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco