Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Alarmi i Mehmet Elezit: I ngordhi qeni Ivës, me vrap ta bëjmë lajm … futi dhe një foto me bikini

Alarmi i Mehmet Elezit: I ngordhi qeni Ivës, me vrap ta bëjmë lajm … futi dhe një foto me bikini

12:35, 25/04/2017
A+ Aa A-

Publicisti i njohur Mehmet Elezi në një shkrim të hedhur në faqen e tij zyrtare ne facebok, ka trajtuar bjerrjen e “pushtetit të katërt” në banalitete dhe prodhim lajmesh, që bëhen vetëm për të tërhequr momentalisht lexuesin nëpërmjet titujve bombastik.

Sipas Elezit pas titujve të tillë gjen shkrime “me lopatë”, që vuajnë nga varfëria gjuhësore, shkretia e mendimit dhe fantazia e shterur. Ja çfarë shkruan ai për këtë temë kaq të debatuar në rrethet e gazetarisë dhe ato gjuhësore e intelektuale.

Në gjuhën tonë të bukur: Shqip

PAK LËNG QEPE DHE PAK PARIS HILTON

1.

Një femre që herë pas here shfaqet nëpër ekrane - ani pse nuk i sjell ndonjë vlerë estetike ose intelektuale shikuesit shqiptar - i paska ngordhur qeni. Na vjen keq. Gjithsesi nuk di sa përbën lajm kjo ndodhi, të cilën një e përditshme e jep në faqe të parë me titull të dukshëm, duke paralajmëruar për fjalët “prekëse” të gruas.

Titujt me cilësorët “prekëse” e “tronditëse” janë aq të përhapur në shtypin tonë sa edhe titujt me “Ja e vërteta për”. Lexuesi i gjen çdo ditë me lopatë.

Varfëri gjuhësore.

Shkreti mendimi.

Shterrje fantazie.

Për pasojë, bjerrje e lexuesit. Lexuesi po na kthen shpinën, ta mbajmë duke e përlotur me zor, me histori “prekëse”.

Diçka si me lëngun e qepës që përdornin grupet amatore - dhe jo vetëm ato - kur roli e donte me derdhë lotë në skenë.

2.

Puna është si me e afrue lexuesin e njëmendtë, pa për me e ftohë, e ftoh dhe e largon kur të duash.

E ftoh me errësimin e të vërtetës. Për llogari të pushtetit, të dreqit e të birit.

E ftoh me truket e zbrazëta në tituj. Gjithfarë flluskash, pa lajm brenda.

E ftoh me fotot e videot e shthurura. Gjithfarë skandalesh të kurrkushëve. Që prishin shijet. Që fyejnë vlerat. Që shkatërrojnë Njeriun.

Njerëzit, në përgjithësi shoqëria shqiptare, kanë probleme që dhembin. Cofin qen në kushte njerëzore dhe vdesin njerëz në kushte qenërore. Gazetarët - jo gazetashkruesit - janë misionarë. Njerëz me ideale.

Në filmin Një mijë herë natën e mirë, aktorja Zhuljetë Binosh (Juliette Binoche) është në rolin e Rebekës, fotoreportere lufte. Në një rast, kur nuk ia botojnë fotografitë nga masakrat në Kongo, ku gra e fëmijë e civilë të pafajshëm korren nga plumbat e theren si berret, ajo shpërthen: -Dikujt i intereson më shumë Paris Hiltoni, që paska dalë pa mbathje, se këto që na shohin sytë këtu!

Falë vendosmërisë së palëkundshme arrin me i botue fotografitë e saj të jashtëzakonshme. Ato tronditin dhe venë në lëvizje botën, me të vërtetën që pasqyrojnë. Për to ve në rrezik kryet dhe i bie vizë familjes, burrit dhe dy vajzave, të cilët i do më fort se veten.

Ku po shkon kështu ky “pushtet i katërt” i shoqërisë shqiptare?

Mehmet ELEZI

24 prill 2017

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco