VIDEO/ “Spider-Man: Homecoming”, filmi që pritet të thyej rekordet e shikueshmërisë

VIDEO/ “Spider-Man: Homecoming”, filmi që pritet të thyej rekordet e shikueshmërisë

06:45, 29/03/2017
A+ Aa A-

Filmi i ri për Spider-Manin do të lansohet këtë verë, ndërsa Marvel dhe Sony Pictures kanë sjellë edhe paraqitjen e dytë të shkurtër që duket shumë mirë.

Tom Holland do ta ketë rolin kryesor në filmin me titull “Spider-Man: Homecoming”, pasi më herët luajti rolin e ‘Njeriut merimangë’ në “Captain America: Civil War”.

Në film do të jetë i pranishëm edhe Robert Downey Jr., i cili luan rolin e bashkëpunëtorit të Spider-Manit, Tony Stark apo Iron Man, derisa rolin kryesor negativ, Vulture, do ta luajë Michael Keaton.

Filmi i ri “Spider-Man: Homecoming” do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 7 korriku i vitit 2017. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco