Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Policia zgjedh Top Channel për të inskenuar aksione

Policia zgjedh Top Channel për të inskenuar aksione

02:28, 24/02/2017
A+ Aa A-

Ministri Saimir Tahiri vërtet nuk ka një zyrë të tërë propagande si konkurrenti i tij, Erion Veliaj, por po përdor me sukses media të caktuara për të luajtur edhe ai teatrin mediatik, njësoj si kryetari i Bashkisë.

Kështu, policia e shtetit, konkretisht komisariati 6 në Tiranë, ka organizuar sot një aksion special në fshatin Ndroq, vetëm për kamerat e Top Channel, të cilat më pas shpalosën në edicionet e lajmeve show-n e radhës propagandistik për llogari të Tahirit.

Gjithaçka u organizua, një ditë pasi policia raportoi me bujë se kishte nisur një operacion në mbarë vendin për parandalimin e mbjelljes së kanabisit, duke ushtruar kontroll në sera, ish reparte ushtarake, tunele e godina të vjetra. Këto kontrolle po bëhen për të gjetur edhe farën e bimës së famshme, por deri më tani nuk është raportuar ndonjë sasi domethënëse e sekuestruar. 

Pas këtij lajmi që u shpërnda nga vetë policia të mërkurën, disa media kërkuan sot që t'u mundësohej ndjekja nga afër e një operacioni parandalimi dhe filmimi i kontrolleve policore. Ato nuk u lejuan në mënyrë të prerë, me argumentin se operacioni po zhvillohej në terren malor dhe ishte e pamundur përcjellja mediatike e tij. 

Por ky arsyetim i policisë rezultoi gënjeshtër, pasi pak orë më vonë Top Channel, tashmë një kanal i preferuar i policisë, shfaqi një kronikë ku shefi i krimeve të Komisariatit 6, Oliger Torba, merrte poza në krye të 10 efektivëve duke ushtruar kontrolle në fshatin Ndroq, fare pranë Tiranës.

Burime të lapsi.al, mësuan se në planin e masave të policisë vendore, nuk ishte parashikuar asnjë kontroll në atë zonë, por policia ka dalë në terren për të inskenuar një kronikë për kamerat e besuara të Top Channel. 

Në këtë mënyrë, policia e shtetit jo vetëm është selektive në dhënien e informacioneve për mediat, por po i përdor ato njëlloj si zyra e propagandës së Velisë për të prodhuar kronika të gatshme. 

Përdorimi i policisë për interesa politike është thelluar së fundmi, që kur Saimir Tahiri ka rritur dozën e populizmit në rivalitetin me Erion Velinë. Madje vetë Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Çako, që ka funksione ekskluzivisht profesionale, po përdoret rëndom si dekor në aktivitete të sajuara të ministrit socialist, Tahiri.

Por nëse kryetari i Bashkisë ka në dorë të shpërndajë kioska, nuk dihet ende me çfarë i kompenson Tahiri këto shërbime mediatike. /Syri.net/Lapsi.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

bledi tirane28/02/2017 11:28

Po tch te meson dhe si shperndahet droga se jane profesioniste. Edhe saje qorrin ata e kane bere trafikan t.

Lymi24/02/2017 14:22

Njoni ma i peshtire se tjetri

Shto koment

Denonco