Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

LAJMI I FUNDIT - FOTO/ Skandali tjetër në RTSH, paralajmërohen për pushim 1200 punonjës

LAJMI I FUNDIT - FOTO/ Skandali tjetër në RTSH, paralajmërohen për pushim 1200 punonjës

15:45, 22/02/2017
A+ Aa A-

Dje dhe sot, pa asnjë paralajmërim, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) u ka çuar rreth 1200 punonjësve kontrata provizore.

Konkretisht, RTSH u ka dhënë punonjësve të firmosin kontrata 3 mujore që nisin  më datë 01.02.2017 dhe mbarojnë më  30.04.2017.

Arsyetimi i vetëm që bordi drejtues ka dhënë për punonjësit është se e gjitha kjo bëhet në funksion të dixhitalizimit të institucionit.

Pas hyrjes në fuqi të statutit të ri të RTSH-së, miratuar në Parlamentin shqiptar, Këshilli Drejtues i institucionit miratoi strukturën e re të tij, e cila i është nënshtruar një ndryshimi rrënjësor dhe që përveç largimit të tre kompozitorëve të famshëm, Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari përfshika edhe kontrata tre mujorëshe për 1200 punonjësit.

Kontratat mbajnë firmën e drejtorit të RTSH Thoma Gëllçi, i cili ndonëse u kontaktua nga newsbomb.al nuk është përgjigjur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco