Dritero Agolli në gjendje të rëndë, ja ç’thotë bashkëshortja e tij

Dritero Agolli në gjendje të rëndë, ja ç’thotë bashkëshortja e tij

11:39, 24/01/2017
A+ Aa A-

Rëndohet gjendja shëndetësore e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, për të cilin familjarët thonë se po lufton me vdekjen.

Vajza e tij Elona ka përditësuar ne Facebook me miqtë momentet e dhimbjes dhe përpjekjet e shkrimtarit për të bërë kurajo. “Po mendoj për një perspektivë pa frymë” i ka thënë se bijës” pak ditë më parë. Duket se këto janë çaste te vështira për shkrimtarin ne luftën midis jetës dhe vdekjes.

Në statusin më të fundit në Facebook e bija Elona është shprehur se “babai im po lufton me errësirën”.

E telefonuar nga Report TV bashkëshortja e shkrimtarit Sadije Agolli pohon se gjendja e Dritëroit është shumë e rënduar. “Është shumë rëndë, te koka po i rrimë”, pohon ajo.

Shkrimtari i madh i letrave shqipe Dritëro Agolli ka marrë një dedikim të shkruar po aq bukur sa ai nga vajza e tij Elona./Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco