Botohet libri STATUS në nder të figurës së gazetarit Agron Bala

Botohet libri STATUS në nder të figurës së gazetarit Agron Bala

23:17, 22/01/2017
A+ Aa A-

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe pedagogut të njohur Agron Bala shtëpia botuese ALBAS ka botuar një libër të titulluar STATUS. Në këtë libër janë përmbledhur statuset e Agron Balës të shkruara në rrjetet sociale gjatë dy viteve të fundit.

Opinionet e shkurtra rreth problemeve të shoqërisë shqiptare flasin qartë për stilin e një gazetari vëzhgues në detaje, të mprehtë në ironi, të lirë në mendime e ndjesi, plot humor për miqtë dhe aq të thella kur ai filozofonte për jetën, vdekjen dhe dashurinë.

Të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij ishin mësuar ta shihnin Agronin me vite të tëra në ekranin e Televizionit Publik Shqiptarë në programin “7x7” dhe studentët në auditorin e universitetit. Prej një viti ai nuk është më mes të afërmve, miqëve dhe studentëve të tij të dashur dhe gjithsecili prej tyre mund ta ketë tashmë profesor Gonin përmes këtij libri në raftin e biblotekës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco