Plas lufta mediatike Shqipëri-Kosovë për kombëtaret e futbollit

Plas lufta mediatike Shqipëri-Kosovë për kombëtaret e futbollit

20:33, 11/10/2016
A+ Aa A-

Ekzistenca e dy kombëtareve të futbollit, Shqipërisë dhe Kosovës, mesa duket ka krijuar edhe përplasje mediatike mes mediave në Shqipëri dhe në Kosovë.

Një titull lajmi i televizionit ‘Top-News’ që e cilëson “të salduar” nga Kosova vendin e fundit në grup, ka shkaktuar pakënaqësi tek mediat kosovare.

Media “Koha.net” e ka quajtur tallje këtë titull të Top-News dhe shkruan se gjatë gjithë këtyre viteve Kombëtarja Shqiptare është renditur e fundit në grup dhe sipas medias në fjalë u desh që në ekip të shkonin lojtarët nga Kosova që Shqipëria të merrte pjesë në Euro2016.

Ja çfarë shkruan media kosovare “Koha.net”:

Televizioni privat i lajmeve nga Tirana, Top News ka zgjedhur të tallet me pozicionin e Kosovës në debutimin e saj në arenën ndërkombëtare të futbollit, raporton Koha.net.

“Saldohet” vendi i fundit në grup, vlerëson ky televizon pas humbjes së Kosovës nga Ukraina. Në këtë mënyrë, vetëm pas ndeshjes së tretë Top News parashikon që Kosova do të përfundojë në vendin e fundit, që e bashkëndan me Finlandën.

Përndryshe, Shqipëria zakonisht për dekada të tëra ka përfunduar në vendin e fundit në grupe, derisa gjenerata e re e lojtarëve nga Kosova e ka dërguar në Euro 2016.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco