“Tomka dhe shokët e tij” shkojnë në Washington

“Tomka dhe shokët e tij” shkojnë në Washington

10:44, 30/09/2016
A+ Aa A-

Filmi shqiptar, “Tomka dhe shokët e tij”, në versionin e tij të restauruar, do të shfaqet në Uashington DC, SHBA, më 5 Shkurt.

Filmi ”Tomka dhe shokët e tij” është një film me metrazh të shkurtër me regji të Xhanfise Kekos e që është realizuar në vitin 1977.

Ngjarja e filmit zhvendoset gjatë luftës së dytë botërore, fill pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe ardhjes së nazistëve në qytet. Filmi rrëfen përpjekjet e fëmijëve për ta rimarrë fushën e tyre.

Filmi “Tomka dhe shokët e tij”, së fundi është restauruar në Bibliotekën e Kongresit në SHBA, falë një bashkëpunimi me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Projektit të Kinemasë Shqiptare. Shfaqja e filmit atje mundësohet nga Projekti i Albanian Cinema Project dhe Albanian American Academy, me mbështetjen e Ambasadës  së Shqipërisë në SHBA në kuadër të programit për art dhe edukim të Bankës Botërore.

Shfaqja të premten në World Bank Washington organizohet nga ACP dhe i ftuar për të folur mbi restaurimin do të jetë Ken Weissman, supervizor i restaurimit në Bibliotekën e Kongresit. /ata

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco