VIDEO/ Ambasadori Lu befason: Ja me çfarë i sfidon shqiptarët...

VIDEO/ Ambasadori Lu befason: Ja me çfarë i sfidon shqiptarët...

18:37, 21/03/2018
A+ Aa A-

Në përfundim të mandatit si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, duket se ka befasuar me një nga veprimet e fundit.

Ditën Ndërkombëtare të Poezisë ambasada e SHBA e ka festuar duke recituar vargje prej disa prej poetëve më të njohur të Shqipërisë.

Në video shfaqen disa punonjës të ambasadës, por edhe vetë ambasadori Donald Lu, duke recituar disa prej vargjeve të të dashura për shqiptarët.

Gjithashtu, edhe shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i cili ka ardhur në vendin tonë për të asistuar reformën në drejtësi, nuk kishte si të mungonte në këtë nismë.

Në fund ambasada amerikane ka edhe një sfidë: “A mund ti gjeni titujt e poezive dhe emrat e poetëve?”

Për ata që nuk arritën të zbulojnë përgjigjet bëhet fjalë për:

Andon Zako Çajupi – Mëmëdheu

Ndre Mjeda – Gjuha Shqipe

Asdreni – Sa të dua o Shqipëri

Dhe Naim Frashëri- Gjuha jonë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco