Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Teatri i ri Kombëtar/ Bujar Asqeriu: Ja pse kam dyshime ndaj projektit të paraqitur nga Rama...

Teatri i ri Kombëtar/ Bujar Asqeriu: Ja pse kam dyshime ndaj projektit të paraqitur nga Rama...

21:06, 20/03/2018
A+ Aa A-

Bujar Asqeriu, një prej artistëve të mëdhenj të skenës shqiptare, nuk ndalet me kritikat e tij ndaj qeverisë lidhur me Teatrin Kombëtar. Pasi Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një projekt për ndërtimin e Teatrit tyë ri Kombëtar, që do të ndërtohet nga një prej kompanive që do të ndërtojnë pas godinës kullat shumëkateshe, artistët dhe aktorët kanë vendosur që ccdo të hënë, në orën 18:00 të mblidhen në sallën e Teatrit dhe të reagojnë kundër projektit të paraqitur.

Bujar Asqeriu shprehet se për Teatrin duhet një debat i gjerë mes arkitektëve shqiptarë për të vlerësuar nëse duhet shembur dhe ngritur një godinë e re apo nëse mund të rikonstruktohet godina ekzistuese.

“Shpejtësia me të cilin u paraqit ai projekt, i pakonsultuar, pa një histori, ishte shumë i gabuar dhe duke gjykuar në këtë sens, duhet të ketë shumë dyshime brenda. Duke qenë i pakonsultuar dhe pa marrë mendimin të paktën e atyre që kishte ftuar në atë paraqitje të projektit. As i pyeti fare dhe për mua ishte fyerje shumë e madhe, as i pyeti fare”, shprehet Asqeriu.

Fjala e plotë e Bujar Asqeriut:

Duke lexuar me vëmendje mendimin e Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë dhe duke diskutuar këto ditë se si do shkojë ky problem, që na takon jo vetëm ne si aktorë që luajmë në këtë teatër, por të gjithë publikut të Tiranës, i takon gjithë shqiptarëve, se kemi të bëjmë me një ngrehinë shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me identitetin kombëtar, me historinë tonë të këtyre viteve dhe është shumë e rëndësishme të marrësh një vendim.

Shpejtësia me të cilin u paraqit ai projekt, i pakonsultuar, pa një histori, ishte shumë i gabuar dhe duke gjykuar në këtë sens, duhet të ketë shumë dyshime brenda. Duke qenë i pakonsultuar dhe pa marrë mendimin të paktën e atyre që kishte ftuar në atë paraqitje të projektit. As i pyeti fare dhe për mua ishte fyerje shumë e madhe, as i pyeti fare.

Ka një gjë miqtë e mi, teatri eksiztues është i kalbur në të tëra drejtimet, sepse prej vitesh nuk është derdhur asnjë bojë, asnjë gozhdë, asnjë kompensatë, asnjë xham, asnjë gjë. Po kush është me e rrezikshmja për mua, është që në të gjithë prapavijën e skenës së Teatrit Kombëtar gëlojnë viruse shumë të rrezikshme për shëndetin e artistëve, që mund të invadojnë edhe publikun. Deri te trungjet mund të kenë marrë në thellësi mikrobe dhe viruse. Ndaj, rikonstruksioni i këtij teatri duhet të jetë me themel.

Kur erdhi drejtori i ri para 5 vjetësh, Hervini, porosia e parë që i dhashë ishte: merr institutin e Shëndetit publik me pompa me ilaç për dezinfektimin e hapësirës skenike, sepse ka qenë një ekzemplar, që një aktoreje i ka ikur zëri kur vajti tek otojatri dyshoi për ekzistencën e viruseve në këtë ambient. Merr institutin me lloj-lloj ilaçesh kanë vrapuar minj, bubuzhela, mace, lloj-lloj insekti. Kjo është e vërteta.

Ndaj, dëshiroj që të bëhet një teatër i ri. Ja mendoni ju të dashur miq, ja fantazia e profesor Kapexhiut, e solli një mendim, mendoni të mbledhësh gjithë arkitektët shqiptarë, burrat dhe vajzat e talentuar, të marrësh mendim nga institutet e arkitekturës italiane që e njohin mirë këtë strukturë, madje ata dhe me fonde mund të ndihmojnë për ta rindërtuar, për ta rigjeneruar, për t’i dhënë jetë këtij ansambli të jashtëzakonshëm. Brezat do të vijnë dhe do të ikin, pse jo të mbajnë mend diçka nga historia jonë, nga shpirti ynë, nga ata që nuk jetojnë më.

Atyre mund t’u vësh yje në mermer, por ata aromën, poltronat, madhështinë e kanë atje. Kolltuku i Molierit ruhet dhe sot e kësaj dite. Këtë nuk e bënë me mermer e shandanë, ai kolltuk ku u ul Molieri është sot dhe kësaj dite. Kemi luajtur në Globin e Shekspirit të 1600-ës.

Kishte një skenë të vogël, të ngritur 1 metër e gjysmë nga toka, plateja ishte beton e gjitha, komunikonte me qiellin e hapur dhe kishte tre-katër lozha me dërrasë, në formë potkoi. Po çfarë emocioni kishte atje?! Sa gjë e madhe ishte ajo. Spektatorët në plate rrinin në këmbë. 1500 veta rrinin në këtë formë prej patkoi në lozha. Ne këto kemi, t’i ruajmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco