Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

20 shkurt 1991, publikohet fjalimi i Ramiz Alisë/ Nëse populli del në rrugë, do ketë gjakderdhje

20 shkurt 1991, publikohet fjalimi i Ramiz Alisë/ Nëse populli del në rrugë, do ketë gjakderdhje

20:46, 21/02/2018
A+ Aa A-

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një pjesë të fjalimit të Ramiz Alisë në 20 shkurt  1991, ku paralajmëronte për gjendje të jashtëzakonshme.

"R.Alia në mbrëmjen e 20 shkurtit 1991: Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë. Mbrëmjen e datës 20 shkurt 1991 u zhvillua takimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partisë së Punës, Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe organizatave të masave si: Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë Punës së Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë dhe Bashkimi i Gazetarëve, në lidhje me gjendjen e tensionuar në vend.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Adil Çarçani. Mbledhjen kryesoi kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, i cili ka deklaruar se do vendosë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke i kërkuar popullit të mos dilte në rrugë se ndryshe do niste gjakderdhja. Dy takimet e mbrëmjes së 20 shkurtit nuk kanë qenë të njohura. Deklarimi i mëposhtëm i takon mbledhjes së parë", shkruan ai.

Pjesë nga fjala hyrëse e Ramiz Alisë

 “Unë kam dy gjëra: e para, unë do të vendos menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme dhe për këtë do të shpall mobilizimin, sepse vandalizmat dhe gjërat më armiqësore që mund t’i bëheshin këtij populli nuk mund të tolerohen dhe nuk do të tolerohen. Këtë ta kemi të qartë.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet mjet për të vendosur rregull, ashtu siç mund të bëhet edhe shkas për të derdhur gjak. Si duket, njerëz për të pirë gjak kanë nevojë. Ky është një skenar i përpunuar dhe ata që e kanë përpunuar ne do t’i gjejmë. Kjo duhet të jetë e qartë që në situata të jashtëzakonshme do të qëllojmë në mënyrë të jashtëzakonshme. Në këto situata kërkoj nga ju vetëm një gjë, kërkoj që t’i bëni thirrje popullit të qetësohet e të rrijë brenda në shtëpi dhe brenda në qendra pune, ndryshe po doli në rrugë, do fillojë gjakderdhja. Këtë po jua them në mënyrë kategorike. Rreth kësaj çështjeje, desha ndonjë mendim nga ju, tjetër nuk kam asnjë për të diskutuar”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco