VIDEO/ Pas urës, rrezikohet kisha, Hoshteva në alarm për objektin e kultit

VIDEO/ Pas urës, rrezikohet kisha, Hoshteva në alarm për objektin e kultit

17:00, 19/02/2018
A+ Aa A-

Kisha e Shën Pjetrit dhe Pavllos me afreske të pikturuara rreth vitit 1843 po rrënohet në Hoshtevë të Gjirokastrës.

Sipas banorëve lagështia po shkatërron afresket ndërsa muri perëndimor rrezikon çarjen e strukturës.

“Dëmet janë të konsiderueshme nga shirat e rëna kohet e fundit, sidomos nga çatia pikon. Ka lëvizje të pikturave. Boja po bije nga lagështira. Duhet ndërhyrje urgjente, për të mos pësuar edhe kisha fatin e urës”, shprehet një banor.

Sot në fshat jetojnë jo më shumë se 40 banorë të gjithë të moshuar që nuk janë në gjendje të restaurojnë kishën e Apostujve.

Në këtë objekt gjenden ende pjesë nga ikonostasi i gdhendur në dru të zbukuruar me simbole biblike, ndërsa mes afreskeve të pikturuara dallon ai I Shën Jorgjit të Ri, një pikturë murale që paraqet shenjtorin me kostum tradicional të zonës, fustanellë dhe kapele otomane.

Por dëmtimet janë më të mëdha në vendin e shërbesës, platenë kryesore , apo te faltorja.

Ministrja e Kulturës gjatë fundjavës nga Gjirokastra tha se kisha e Hoshtevës dhe ajo e Peshkëpisë në Dropull do të restaurohen brenda vitit 2018. Por në fillim të shkurtit ura e Hoshtevës, monument kulture i kategorisë së parë u shemb gjate reshjeve, pasi nuk arriti kurrë të restaurohej pavarësisht alarmit të banorëve për gjendjen e saj kritike. /Top Channel/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco