Teatri Kombëtar/ Përçahen artistët, një përfaqësi takohet me Kumbaron në zyrën e saj...

Teatri Kombëtar/ Përçahen artistët, një përfaqësi takohet me Kumbaron në zyrën e saj...

16:56, 14/02/2018

Një përfaqësi e artistëve po zhvillon një takim në zyrën e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ndërkohë që shumica e artistëve ndodhen në sallën e Teatrit Kombëtar, atje ku përfaqësuesja e qeverisë duhej të shkonte dhe të ballafaqohej me kërkesat dhe pretendimet e artistëve dhe aktorëve.

Bujar Asqeriu, i pranishëm në takimin me Kumbaron, duke iu drejtuar ministres së Kulturës i tha se ajo duhej të shkonte të takonte artistët në sallën e Teatrit Kombëtar.

“E kishim lënë që ju do të vinit të ballafaqoheshit, të diskutonit me ne në sallën e Teatrit Kombëtar dhe jo që ne do të vinim në zyrën tuaj”, i tha aktori i madh, Bujar Asqeriu, ministres Kumbaro.

Ndërkohë, Artan Imami tha se duhen ndërmarrë sa më shpejt hapa në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke shtuar se debati shpeshherë ka qenë frytdhënës. “Bashkohem me protestën dhe më duket e padrejtë që ne të shkojmë te Turbina, ndërsa TOB të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar”, tha Imami. Në vijim ai shtoi se i vinte turp kur takonte aktorë të huaj, pasi gjendja ku ndodhet Teatri Kombëtar është skandaloze.

Ministrja e Kulturës është shprehur se pr/ligj përmban dy tre ndryshime nga ligji aktual, duke shtuar se arsyeja sepse ky ligj është hedhur në publik synon pikërisht njohjen e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment