Sindikata e artistëve ka një mesazh për Kumbaron ...

Sindikata e artistëve ka një mesazh për Kumbaron ...

20:01, 13/02/2018
A+ Aa A-

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE) dhe ajo e Teatrit ka vendosur unanimisht  që të presin ministren e Kulturës në një ballafaqim publik në sallën e Teatrit Kombëtar dhe jo në mjediset e Ministrisë së Kulturës. Artistët kanë vendosur që ky takim, i paralajmëruar edhe më parë, të zhvillohet të mërkurën në orën 16:00.

Ndërkohë një përfaqësi e artistëve të Teatrit Kombëtar zhvilluan sot një takim me Avokatin e Popullit, të cilit i kanë parashtruar kërkesat dhe rezervat në lidhje me pr/ligjin për artin, të hartuar pa u konsultuar dhe diskutuar me artistët.

Ata kërkuan që institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri të shqyrtojë nëse ky projektligj është në shkelje të të drejtave të tyre si artistë dhe atyre të njeriut në përgjithësi.

Avokatja e Popullit i garantoi ata se institucioni që ajo drejton, është edhe për rastin e tyre si në çdo rast tjetër, në shërbim dhe në krah të qytetarëve.

Avokatja e Popullit i nxiti artistët që të ndjekin dhe ezaurojnë me kujdes të gjitha rrugët dhe etapat institucionale nëpër të cilat duhet të kalojë ky projektligj, pavarësisht mangësive apo avantazheve të tij.

Gjithashtu, i garantoi artistët se institucioni që ajo drejton, do të eksplorojë me shumë vëmendje të gjitha aspektet e këtij projektligji për verifikimin e çdo mundësie të shkeljes së të drejtave të njeriut prej tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco