VIDEO/ Aktorëve u mbyllen dyert, shpërthen aktori Bujar Asqeriu: Askush se çan trapin për ne

VIDEO/ Aktorëve u mbyllen dyert, shpërthen aktori Bujar Asqeriu: Askush se çan trapin për ne

10:55, 12/02/2018

Artistët e Teatrit Kombëtar nuk janë lënë që të hyjnë sot në ambientet e vendit të tyre të punës. Aktorët vijojnë që të kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosen te ‘Turbina’.

Regjisori Altin Basha ka ftuar ministren Mirela Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16:00 të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar për dialog me artistët.

Në një deklaratë në ambientet e jashtme, aktori Bujar Asqeriu ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se askush nuk e çan trapin për artistët.

Ai u shpreh se artistët kanë roga më të ulëta dhe se nënpunësit e shtetit, ndërsa shtoi se politikanët e kanë mendjen të vjedhin.

‘Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin.

Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta. Bujar Lako jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua për ta. Ndonjëherë them pse të flas, për çfarë të flas?! Mendojnë sesa do fitojnë dhe me kë do e bëjnë qejfin dhe jo për ne”, u shpreh Asqeriu.

‘Asnjë nga ne nuk e ka marrë një email nga ana e Ministres së Kulturës, ne si artistë nuk jemi lejuar që të hyjmë në ambientet e brendshme të Teatrit. Ky vend nuk është as i ministres dhe as i drejtorit. Ligji bëhet për artistët dhe atyre nuk iu është kërkuar mendimi i tyre’, u shpreh më herët regjisori Altin Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment