Për herë të parë, zbulohet FOTO e panjohur e Musine Kokalarit

Për herë të parë, zbulohet FOTO e panjohur e Musine Kokalarit

01:45, 12/02/2018
A+ Aa A-

Fytyra e saj duket kaq e pastër dhe e bukur. Fotoja e mëposhtme e Musinesë, u gjet në dosjen që Sigurimi kishte krijuar për të, së bashku me raportet e survejimit të 28 bashkëpunëtoreve dhe eseve të saj të mrekullueshme.

Lajmin e bën të ditur Gentiana Sula drejtoresha e Qendrës e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit. Kjo dosje u hap si sot një vit më parë, në 100 vjetorin e saj, me kërkesë të familjes Kokalari.

‘Ta gëzojmë ditëlindjen tënde Musine. Ti je një dhuratë qa na u bë të gjithëve, si masë e dinjitetit, atdhedashurisë, inteligjencës dhe vlerave perëndimore’, shkruan Sula.

Kjo foto i shtohet kolazhit të pakët të fotove të Musinesë të mbetura nga koha.

Musine Kokalari është një ndër figurat e rëndësishme të qëndresës komuniste. Ajo humbi jetën pas internimit nga një sëmundje e pashërueshme në mjerim të plotë. Dorëshkrimet e lëna pas nga ajo, janë një thesar jo vetëm për të njohur të shkuarën por dhe për eseistiken shqiptare.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco