Konkursi për drejtor teatri, aktorja zbulon kriteret: Tallja e rradhës

Konkursi për drejtor teatri, aktorja zbulon kriteret: Tallja e rradhës

14:00, 10/02/2018
A+ Aa A-

Ditët e fundit ka nisur një përplasje e hapur mes artistëve të Teatrit Kombëtar dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Aktorët kundërshtojnë projektligjin e ri të hartuar nga Kumbaro si dhe zhvendosjen e godinës.

E si të mos mjaftonte kjo paralelisht ka nisur edhe gara për kreun e ri të Teatrit. Në kriteret e përzgjedhjes ka edhe gafa të tilla si: kandidati duhet të jetë shqiptar dhe të dijë të flasë shqip.

Një fakt të tillë e ka vënë re aktorja Enerjeta Jani Fuga, e cila është shprehur se ata që kandidojnë për këtë psot do e kenë të vështirë të përzgjidhen pasi janë super të kualifikuar.

“Ata qe do kandidojne per Drejtor Teatri do e kene te veshtire se i bie te jene “Over quelified”. Ndjese per pesimizmin,apo “diallezine”por mua kjo me duket tallja e rradhes.Po hapet nje konkurs qe te rifitojne ata qe jane,se me cdo kusht Ministria do ta levize Teatrin. Mos te flas per pjesen tjeter te kerkesave po kjo te di mire Shqip me goditi shume!”, shkruan aktorja Enerjeta Fuga.

Ditën e djeshme janë mësuar edhe dy kandidaturat e para për postin e drejtorit. Në emisionin e Arjan Çanin kanë pranuar që do të kandidojnë Ema Andrea dhe Genc Fuga.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco