'The Sun': Ja me cilin do të paraqitet Shqipëria në Eurovision, kush është Eugent Bushpepa

'The Sun': Ja me cilin do të paraqitet Shqipëria në Eurovision, kush është Eugent Bushpepa

11:26, 30/01/2018
A+ Aa A-

Tabloidi britanik 'The Sun' i ka kushtuar vëmendje sot Shqipërisë, lidhur me paraqitjen e saj në Eurovision dhe i ka ndërtuar një portret, këngëtarit Eugent Bushpepa.

“Shqipëria i ka varur shpresat e saj tek Eugent Bushpepa këtë viti në Festivalin e Këngës në Eurovision, - shkruan The Sun. Këngëtari i zgjodh nga një juri profesionale për të konkuruar në Lisbonë. Por kush është ai dhe çfarë ka bërë deri më sot? Ja gjithçka që duhet të dini.”

Eugent Bushpepa, që thirret me dashuri si Gent, ka lindur në Rrëshen, në 2 korrik 1984.

Ai ka filluar të këndojë në moshë të vogël dhe me qëllim që të përmbushte ëndrrën e vet, në 2016 mori pjesë në një spektakët të Top Channel si këngëtar.

Që atëhërë ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, citon Syri.net., The Sun.

Eugent u bë ngadalë një nga këngëtarët më të mirënjohur në vend dhe ka mbështetur grupe si Deep Purple dhe ma madje ka interpretuar edhe me legjendën e Guns N’Roses, Ron Thal.

Pavarësisht se ka hyrë në këtë industri që nga 20016-a, Eugent nuk ka publikuar kurrë ndonjë album. Ai megjithatë, ka publikuar disa këngë. 

Por, si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë?
Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56-të të Festivali i Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet gjatë tre netëve.

2018-a shënoi vitin e 15-të radhazi që gara e këngëve ka shërbyer për të prezantuar Shqipërinë në Festivalin e Këngës në Eurovision. Këngëtari u zgjodh nga një juri profesionistësh, duke mposhtuar një numër këngëtarësh të suksesshëm dhe popullorë. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco