12 monumentet më të rrezikuara të Europës, 3 prej tyre në Shqipëri...

12 monumentet më të rrezikuara të Europës, 3 prej tyre në Shqipëri...

17:06, 29/01/2018
A+ Aa A-

Një thesar mund të humbasë përgjithmonë. Kështjella e Sammezzano, në Reggello, në provincën e Firences, ka hyrë në listën e hartuar nga Europa Nostra, të aseteve evropiane "në rrezik zhdukjeje".

Dymbëdhjetë monumente në rrezik për shkak të neglizhencës apo zhvillimit të pamjaftueshëm, të tjerët për shkak të mungesës së burimeve ose aftësive.

Mes monumenteve që rrezikojnë zhdukjen është edhe qendra historike e Gjirokastrës, në Shqipëri, si dhe kishat post-bizantine të Voskopojës dhe Vithkuqit, po në Shqipëri.

Gjithashtu në listë përfshihet edhe  qendra historike e Vjenës, në Austri;  fabrika e përgatitjes së qymyrit në Beringen, Belgjikë; monumenti Buzludzha, Bullgari; rrjeti i kabllove ajrore në Chiatura, Gjeorgji; Kazinoja e Konstancës, në Rumani; vendet e artit rok parahistorik në provincën e Cadizit, në Spanjë;  jetimorja greke e Prinkipo, ishujt e princave në Turqi etj.

Një organizatë ndërkombëtare prestigjioze në  fushën e trashëgimisë, EUROPA NOSTRA, shpalli një shortlistë me 12 sitet më të rrezikuara të trashëgimisë në Europë. Për fat të keq në dy vendet e para listoheshin dy site nga Shqipëria, Gjirokastra në vendin e parë, dhe kishat pasbizantine të Voskopojës e Vithkuqit në vendin e dytë.

Lista përfundimtare e 7 siteve më të rrezikuara do të bëhet publike më 15 mars, ndërsa për dymbëdhjetë të zgjedhurit ka pak për të festuar, duke pasur parasysh rrezikun e afërt me të cilin po përballen.

Por futja zyrtare në listë mund të jetë një trampolinë e mirë: edhe nëse nuk ka një program financimi, qëllimi është të promovohet "shembull i mirë" në sferën kulturore.

"Kjo listë e shkurtër është, para së gjithash, një thirrje për veprim - thotë Denis de Kergorlay, president ekzekutiv i Europa Nostra. Ne kemi nevojë për aktorë publikë dhe privatë në nivel lokal, kombëtar dhe evropian për të bashkuar forcat për të ruajtur këto bizhuteritë që tregojnë historinë tonë të përbashkët dhe të cilat duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme ". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco