Një film për shqiptarët që iu bashkuan ISIS...

Një film për shqiptarët që iu bashkuan ISIS...

19:25, 26/01/2018
A+ Aa A-

Filmi ‘Forgive Me’ i regjisorit Besim Ugzmajli, trajton vajtjen e shumë qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në zonat e luftës në Siri e Irak si dhe tragjedinë që përjetojnë familjarët.

Ngjarjet në film zhvillohen në dy qytete, Ferizaj dhe Prishtinë.

Një imam kosovar bind një të ri me emrin Bujar për të shkuar në Siri. Ai u bashkohet grupeve radikale dhe i kërkon ndihmë vëllait të tij t’i dërgojë atje edhe gruan.

 “Filmi flet për dramën që lënë në familjet e tyre në momentin që dikush vendos t’i bashkëngjitet luftës në Siri. Ideja ime nuk ka qenë ta interpretoj ose t’i jap të drejtë ose jo vajtjes atje. Ka qenë kryesisht një angazhim i imi për të treguar një dramë, e cila shkaktohet në familje kur dikush vendos të marrë një vendim tillë”, tha regjisori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco