Lidhja e veçantë mes Ernest Hemingway dhe Marlene Dietrich

Lidhja e veçantë mes Ernest Hemingway dhe Marlene Dietrich

11:31, 25/01/2018
A+ Aa A-

“E dashur Marlene, të kam dashur dhe admiruar gjithmonë. Dua ta dish që të harroj ndonjëherë ashtu siç harroj të rrahurat e zemrës sime; ajo megjithatë rreth, gjithmonë”…

Letra e shkruar nga Ernest Hemingway adresohej Marlene Dietrich, një nga letrat e shumta që shkrimtari i dërgoi gjatë 30 viteve miqësi.

Letra është shkruar më 12 gusht 1952, pak muaj pasi shkrimtari kishte përfunduar së shkruari “Plaku dhe deti”.

Shkrimtari dhe e ashtuquajtura “femme fatale” u takuan në vitin 1934. Hemingway po kthehej nga Afrika, ku kushte qenë me gruan e tij të dytë. Dietrich po udhëtonte për në Hollivud, pasi kishte vizituar të afërmit në Gjermani.

Që atëherë, Dietrich dhe Hemingway mbajtën një korrespondencë të gjatë, deri në vetëvrasjen e shkrimtarit. Ndjenja e tyre cilësohet shpesh si platonike, pasi ata kurrë nuk patën lidhje fizike, shkruan botimeshqip.com

Nëpërmjet letrave që shkëmbenin me njëri-tjetrin, ata flisnin për jetët e tyre, familjet, punën madje edhe për të ardhmen; të dy donin të hapnin një klub nate, ku ajo të këndonte.

Një nga arsyet e afrimitetit mes tyre, sipas krikëve, mund të ketë qenë përvoja gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një letër të 27 qershorit 1950, Hemingway i shkruan Dietrich: “Ne të dy kemi përjetuar shumë. E kam fjalën për luftën, por jo vetëm për të. Jeta në përgjithësi është në fakt pjesa më e vështirë”.

Lidhja e tyre, në një farë mënyrë, bën sens. Ajo e adhuronte dhe ishte e bindur se ishte mikja më e mirë që ai kishte pasur ndonjëherë. Ndërsa ai e adhuronte për inteligjencën, forcën, bukurinë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco