Përmirësohet aktorja e famshme shqiptare, do jetë në shfaqjen e 30 janarit

Përmirësohet aktorja e famshme shqiptare, do jetë në shfaqjen e 30 janarit

13:37, 24/01/2018
A+ Aa A-

Gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit që u shtrua ditën e martë me urgjencë në spital po përmirësohet. Burime nga spitali njoftojnë se mbrëmë aktorja është ndjerë më mirë, ndërsa është në mbikëqyrjen e mjekëve për kurimin e një infeksioni pulmonar. 

Aktorja ndërpreu provat për operën “Carmen”, për shkak të shtrimit në spital. Burime nga Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë njoftojnë se stafi i “Carmen” ka vizituar aktoren dhe ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë me ta. Aktorja Tinka Kurt i ka siguruar për përmirësimin e shëndetit të saj duke u shprehur se “gjendja ime nuk është shumë alarmante”.

Tinka Kurti do të jetë pjesë e “Carmen” në premierën e 30 janarit, pavarësisht mungesës së saj në prova”, pohojnë burimet nga TKOB. Ajo që e lehtëson pjesëmarrjen e aktores në këtë premierë është se ajo ka një rol imazhor që bëhet me regjistrim.

 “Këtë rol e ka krijuar vetë regjisori i “Carmen” Gëzim Myshketa në nder të Tinka Kurtit”, pohojnë burimet nga TKOB. Edhe artistët e TKOB ndihen të nderuar që kanë pjesë të stafit aktoren e madhe të skenës e ekranit. Faleminderit për kënaqësinë që na thatë të punojmë me të është shprehur në statusin e tij në Facebook tenori Sidrit Bejleri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco