Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Harbin, qyteti prej akulli

Harbin, qyteti prej akulli

14:14, 23/01/2018
A+ Aa A-
Festivali i Akullit dhe i Dëborës në Harbin të Kinës, më i madhi në botë i këtij lloji, po zhvillon këtë vit edicionin e tij të 34-t, duke dhuruar pamje super spektakolare dhe duke tërhequr mijëra turistë nga vendi dhe bota. Veprimtari të ngjashme zhvillohen dhe në Saporo të Japonisë, Karnevalet dimërore në Quebec të Kanadasë apo festivali i skive në Norvegji.

Qyteti Harbin çdo vit kthehet në një "parajsë të ngrirë," gjatë periudhës janar-shkurt kur zhvillon këtë festival. Blloqe gjigante akulli transportohen pranë qytetit dhe gdhenden në forma dhe skulptura nga më mahnitëset.

Gjatë natës, skulpturat dhe ndërtesat prej akulli ndriçohen me ngjyra të ndryshme, duke e shndërruar qytetin në një imazh gati përrallor.

Festivali i këtij viti ka përfshirë konceptin e nismës "Një brez, një rrugë" duke shfaqur arkitekturën më të njohur nga vendet e përfshira në nismë.

Festivali i këtij viti do të zgjasë deri më 25 shkurt.

Kur viziton Harbinin me të drejtë mendon se ai është një qytet kaq i veçantë sa duhet vizituar një herë në jetë.

Shumë prej turistëve preferojnë të shëtisin në këmbë nëpër lumin e ngrirë për të arritur në bregut tjetër të tij ku ndodhen resorte të shumta, bare, restorante, dhe ekspozita e skulpturave prej dëbore.

Dimri siberian në këtë zonë e çon temometrin nga -15 deri në -30 gradë.

Për turistët e shumtë ka një shërbim të specializuar,si bare të vegjël ku shërbehen pije të ngrohta por dhe ushqime tradicionale kineze.

Vizitorët presin perëndimin e diellit për të shikuar spektaklin e mbrëmjes , ku ndriçimi shfaq të njejtat skulptura por tashmë me ngjyra, për realizimin e të cilave ku artistët përdorin metodat tradicionale kineze.

Krahas veprave artistike prej akulli e dëbore, në Harbin mund të shohim edhe shfaqjen e notit dimëror. Ndër amatorët e notit dimëror përfshihen të moshuar 80-vjeç dhe të rinj 20-vjeç

Harbini quhet edhe "Parisi në lindje" dhe "Moska në lindje" sepse në të ka shumë ndërtesa të stilit perëndimor duke përfshirë shumë kisha ortodokse, kisha katolike, kisha kristiane etj.

Në lindje të Bulevardit Qendror, ndodhet Kisha Ortodokse Shën Sofia e cila është një nga pikat e referimit më e famshme në Harbin.

Tigri Siberian

Nëse jeni të apasionuar pas kafshëve, atëherë ju mund të shkoni dhe të hidhni një sy në parkun Tigri Siberian, i cili ndodhet 15 km më në veri se Parku i Ishullit me plot diell. Atje gjenden qindra tigra siberianë dhe shumë kafshë të tjera.

Ushqimi

Në këtë qytet mund të shijojmë edhe salsiçe të kuqe, birrë "Harbin", riba (bukë e madhe) etj.

Por edhe guzhina e huaj zë një vend të rëndësishëm, sidomos ajo ruse si dhe kuzhina perëndimore. Pjesa e restoranteve të stilit europian përfshin salçiçe derri të tymosura të shoqëruara me birrë ose vodka, një mënyrë kjo për të mbajtur trupin të ngrohtë.

Suveniret

Jo për çudi, gjërat më të mira që mund të blesh në Harbin janë me origjinë ruse, për shkak të shkëmbimeve tregtare të shpeshta me të. Atje mund të gjeni që nga kapelet me gëzof deri tek kukullat ruse, çdo gjë dhe gjithshka që vjen nga pjesa veriore gjendet në dyqanet gjithandej qytetit. Harbin është i njohur në Kinë si një nga qytetet me çmime më të lira.

Pijet

Një nga 10 birrat më shitura në botë është birra Harbin. Birra Harbin është birra më e vjetër në Kinë.

Teatri i Madh i Harbinit është një projekt arkitekturor madhështor

    E vendosur në një peizazh imponues, rrethuar nga natyra e pasur në gjelbërim dhe ujëra godina Teatrit të Madh të Harbin-it është një nga më të veçantat jo vetëm në Kinë, por edhe në botë.

    Kjo qendër arti e qytetit të Harbinit ndodhet në veri të lumit Songhua. Projekti është zbatuar në një sipërfaqje prej 1.8 kilometër katrorë me një sipërfaqje ndërtimi prej 79 mijë metra katrorë. Kjo ndërtesë madhështore ndodhet në pjesën veriore të Ishullit të Diellit (Sun Island), që është një zonë natyrore në veri të qytetit Harbin.

    Me ndikim nga kultura kineze dhe ruse, Harbini njihet si kryeqendra muzikore e veriut të Kinës. Ndryshe nga qendrat e tjera kulturore që zakonisht ndodhen në qendër të qyteteve të mëdha, Harbin Grand Theater duket si një vazhdimësi e shpirtit human të këtij qyteti.

    Kjo godinë është konceptuar nga arkitektët si shumëfunksionale. Përveç interierit të saj ku ndodhet salla e shfaqjeve por edhe hapësira të tjera për publikun dhe stafin apo artistët në kulmin e saj ofron një pamje magjepsëse dhe të duket vetja sikur je ngjitur në lartësinë e një mali.

    Ndërtesa ka dhe elemente të bardha alumini që përshtatet mjaft harmonishëm me dizenjimin e saj dhe që gjatë verës apo pranverës i japing nuancat e akullit apo të dëborës. Pjesa e sipërme prej xhami e ndërtesës shfrytëzon për ndriçim dritën natyrore, duke u kthyer në mbrëmje në një pamje të mrekullueshme të qiellit të ndriçuar nga yjet dhe hëna.

    Ndërsa gjatë ditës nevoja e ambjenteve të brendëshme për ndriçim realizohet nga energjia e ruajtur nga efektet special. Godina e Grand Theater është krijuar nga dy hapësira teatrore. Në hapësirën e madhe mund të qëndrojë një publik prej 1600 vetësh dhe ka një galeri prej dy katesh. Ndërsa në brendësi të kësaj salle të veshur me dru akustika është mjaft e mirë për shfaqjet e ndryshme. Veshja drusore dhe ngjyra e bardhë e mureve të sallës krijojnë atmosferën e veçantë të malit dhe pyllit. Ndërsa skena e kësaj salle teatri është konceptuar jo vetëm për shfaqje të llojit perëndimor por dhe për operan tradicionale kineze. Niveli i akustikës dhe ndriçimit të kësaj salle është ndër më modernët.

    Salla e vogël e teatrit përbëhet nga 400 vende dhe do të shërbejë për vënien në skenë të pjesëve më të vogla tratrore apo muzikore, si koncerte me muzikë dhome, pjesë teatri, pjesë operistike etj. Sallat e shfaqjeve janë të pajisura me ekrane të mëdha me pamje të ndryshme që gjatë shfaqjeve konceptohen sipas pjesës që prezantohet për publikun. Këto ekrane të mëdha i japin një pamje shumë profesionale pjesëve teatrore apo operistike që luhen nga trupat në këtë teatër. Këto ekrane krijojnë një hapësirë të madhe dhe japin efekte dramatike për Grand Theater.

    Të gjitha pjesët e këtij kompleksi modern arkitekturor janë në funksion të vizitorëve dhe shkurtojnë distancën midis njeriut dhe natyrës./CRI

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco