Opera 'Carmen' në Tiranë rikthen pas 16 vjetësh, Ambeta Toromanin

Opera 'Carmen' në Tiranë rikthen pas 16 vjetësh, Ambeta Toromanin

11:45, 23/01/2018
A+ Aa A-

Opera “Carmen” do të shfaqet më 30, 31 janar dhe 1,2,3 shkurt në Pallatin e Kongreseve Tiranë, në ora 19:00. Pas 16 vjetësh, Anbeta Toromani rikthehet në skenën shqiptare, falë ftesës së TKOB për të qënë pjesë e kastit të operas “Carmen”.

Të gjithë e mbajnë mend vajzen ambicione, balerinen e cila nuk rreshte se punuari, qe pas studimeve ne Akademinë e Arteve për balet, Anbeta u specializua në Baku, Azerbajxhan. Kthimi ne Shqiperi e gjen Teatrit të Operas dhe Baletit si soliste e parë duke intepretuar rolet kryesore në balelet të famshme si: "Giselle", "Don Kishoti" "Hirushja", "Paquita", "Carmen" etje. Largimi ne Itali ne vitet 2002-2003 e ben pjese mori pjesë te spektaklit fanoz “Amici” të Maria de Filipit, duke u bere nje prej figurave me te njohura te skenes italiane te baletit. Aty u zgjodh nga regjisori Patrick Rossi Gastaldi për të kërcyer në skenë e tij "L'Histoire du soldat" me balerinin Rocco Papaleo.

Gjatë karrierës së saj artistike ka fituar shumë çmime si Çmimi “Gino Tani” ne (2004) çmimin “Danza & Danza” (2005).

Karriera e Anbeta Toromanit do te shoqerohej me ftesa te shumta për të kërcyer në Teatrin “Sferisterio di Macerata” në shfaqjen "Macbeth", me regji të Pier Luigi Pizzi dhe koreografi nga Gheorghe Iancu, dhe më vonë në "Carmen", me koreografi nga Gheorghe Iancu dhe regji të Dante Ferretti.

Në verën e vitit 2009 ka qënë protagoniste e "Anbeta & José - Tour 2009" pjesë e së cilës ishin një grup valltarësh nga kompanitë më të mira në botë. Në 2010, është e ftuar nga Teatro “San Carlo” në Napoli për të interpretuar në disa netë Gala dhe ne Teatrin “Sferisterio e Macerata” për shfaqjen "I Lombardi all'ultima crociata" me regji nga Pier Luigi Pizzi dhe koreografi të Gheorghe Iancu.

Në vitin 2012 Anbeta behet pjese e shfaqjeve Gala në Parma, Udine për Kryqin e Kuq Italian për ti ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit duke interpretuar pjesë nga “Carmen” dhe “Romeo dhe Xhulieta” me koreografi të Mastro Amedeo Amodio. Në vitin 2013 ka interpretuar në Teatrin e Operas së Bratislavës në shfaqjen "Romeo dhe Xhulieta” nga Massimo Moricone dhe në Teatrin “San Carlo” baletin" Arrëthyesi ". Në vitin 2014 interpreton në "Mozart Requiem " për Teatrin San Carlo të Napolit.

Në vitin 2015 Anbeta vijon te interpretojë për Teatrin “San Carlo” në shfaqjet “Arrëthyesi” , "Otello" dhe “Giselle” dhe në Teatrin Massimo të Palermos interpreton në shfaqjen “Coppelia” te cilen e risjell ne 2016 per teatrin “San Carlo”, teatrin “Verdi” në Trieste dhe Teatrin “Regio” në Parma.

Nga tetori i viti 2016 deri në shkurt të viti 2018 Anbeta është pjesë e nje turneu te shfaqjes se baletit “Arrëthyesi” të koreografit Amedeo Amodio, turne i cili vijon në teatrot kryesore italiane.

Vijon shitja e biletave ne sportelin e Pallatit te Kongreseve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco