VIDEO/ Rivendoset busti i Skënderbeut në qendër të Kukësit

VIDEO/ Rivendoset busti i Skënderbeut në qendër të Kukësit

14:23, 17/01/2018
A+ Aa A-

Në një ceremoni zyrtare të Bashkisë Kukës, u vendos busti i Skënderbeut në sheshin që mban të njëjtin emër.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe qytetarë të shumtë nga Kosova.

Rivendosja e bustit të Skënderbeut u bë pikërisht në ditën e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar.

Busti i Skënderbeut është vepër e skultorit Odhise Paskali, e cila u vendos për herë të parë në trojet shqiptare pikërisht në Kukës në 28 nëntor të vitit 1939.

Por me përmbytjen e qytetit të Kukësit të vjetër ky bust u zhvendos në Kukësin e sotëm. Pas rikonstruktimit nga rilindja, ishte hequr busti nga sheshi qendror, ndërsa sot ai është rikthyer në vendin ku i takon, në qendër të sheshit kryesor në Kukës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco