Etruskët

Etruskët

10:08, 17/12/2017
A+ Aa A-

Nga Deutsche Welle.

Para rreth 2900 vjetësh etruskët u shfaqën nga errësira e historisë –  e madje deri në shekullin e parë para Krishtit, kultura e tyre pëckatoi fatin e Italisë dhe të hapësirës perëndimore mesdhetare.  Kjo do të thotë edhe, se etruskët krahas grekëve e kanë influencuar më së shumti kulturën romake. Ata e quanin veten Raëna. Etruria, territori i ngulimeve të tyre shtrihet në Italinë qendrore dhe veriore. Ky territor përfshinte Toskanën, pjesën veriore të Latiumit të sotëm dhe disa pjesë të Umbriens. Shtrirje e tyre më të madhe territoriale ata e arritën 500 vjet para Krishtit nga Mantua në veri deri në Romë në jug. Ndoshta duhet thënë më saktë, së ata përshinë territorin e qytetit të Romës së vonshme. Sidoqoftë etruskët ishin ata, që fshatrat nga shtatë kodra i bashkuan në një qytet dhe atje themeluan mbretërinë e tyre.

Një popull i veëantë

Periudha nga shekulli i 7 deri në të 5 para Krishtit ishte epoka e lulëzimit të etruskëve. Historiani i antikitetit Dionisi i Halikarnassos i admironte ata si "më të hershmit dhe krejt të ndryshëm nga popujt e tjerë ". Studiuesit edhe sot e kësaj dite debatojnë për prejardhjen e etruskëve. Shumica mbron tezën, se ata e kanë prejardhjen nga Azia e Vogël (në Turqinë e sotme) prej nga kanë emigruar. Të tjerë i konsiderojnë ata si një fis të ngulitur prej kohësh në vend, që me kalimin e kohës u zhvillua. Megjithatë analizat e ADN-së së popullsisë në Toskana mbështesin tezën e parë. Sipas kësaj ka pasur të dhëna, që dikur këtu ka pasur migracion nga Anadolli. Gjuha e tyre nuk është e krahasueshme me asnjërën prej gjuhëve të njohura – përveëse me lemnishten e kjo gjuhë është folur në një rajon të Egjeut, pra në anën tjetër të gadishullit italian.

Shkrimi dhe gjuha e etruskëve janë vetëm në mënyrë segmentare të kuptueshme dhe nuk ekzistojnë shumë mbishkrime, që arkeologjia të mund t'i deshifronte. Një gjë është e qartë, që ky popull përbëhej jo vetëm nga bujq të mirë, por edhe tregtarë. Ata ishin mjeshtra të shkëlqyer. Në përpunimin e metalit dhe të baltës ata kanë arritur kulmin, sikurse e dëshmojnë gjetjet arkeologjike. Këto mund të shihen tani si eksponate në ekspozitën e hapur në kështjellën e Karlsruhes.

Nën hijen e romakëve

Që etruskët nuk janë perceptuar në histori, kjo ka të bëjë me faktin, se ata në shekullin e tretë para Krishtit u shpërbënë dhe u zhdukën në kohën që Perandoria Romake po forcohej gjithnjë e më shumë. Ndaj nuk të habit fakti, që shumë zhvillime, të cilat i dedikohen sot romakëve, në të vërtetë kanë origjinë etruske. Qytetet e tyre kanë rrugë të shtruara, të planifikuara me vetëdije janë hapësirat dhe sheshet publike si dhe furnizimi me ujë dhe kanalizimet. Edhe në arkitekturë e teknikë ata kanë qenë të avancuar, aq sa romakët këtë dije mundën ta përvetësojnë dhe ta zhvillojnë më tej. Etruskët me të drejtë mund t'i quash si mjeshtrat që mësuan romakët, nën hijen e të cilëve qendrojnë ata sot.

Nga 16.12. 2017 - 17.6.2018 vizitorët mund të njihen me artin dhe kulturën etruske përmes reliefeve dhe statujave të vjetra, apo bizhuterive, sendeve të jetes së përditshme dhe armevë të këtij populli. Ekspozita përfshin 400 eksponate të vlefshme që paraqesin kulmin e zhvillimit të kulturës antike të etruskëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco