Ekspozita ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’, e hapur deri në 5 dhjetor

Ekspozita ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’, e hapur deri në 5 dhjetor

09:30, 12/11/2017
A+ Aa A-

Ekspozita ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ është e hapur deri në 5 dhjetor. Mos humbni mundësinë për të pare pjesët e artit e një prej artistëve më të mire britanikëm njofton British Council.

Artisti britanik Grayson Perry, lindur më 1960 në Chelmsfort, Essex; jeton dhe punon në Londër. Ai përdor mjete shprehëse tradicionale si tapiceria, qeramika dhe gravura, për të përcjellë magjepsjen e tij me çështjet bashkëkohore sociale dhe temat shpesh provokuese të fesë, seksit, gjinisë, politikës, klasës dhe identitetit. Perry është një nga artistët më të njohur bashkëkohorë të Mbretërisë së Bashkuar  dhe ka pasur ekspozita në Muzeun e Artit në Bonnefantenmuseum, Maastricht dhe ARoS Aarhus, Aarhus (2015 – 2016), Muzeun e Artit Bashkëkohor në Sydney (2015), në Muzeun e Londrës (2011), në Muzeun e Artit Bashkëkohor të shekullit 21 në Kanazawa, Japoni (2007), në Muzeun Andy Warhol, Pittsburg (2006), në Galerinë e Artit Barbican, Londër (2002) dhe në Muzeun Stedelijk, Amsterdam (2002).

Në vitin 2003, Perry fitoi Çmimin Turner, çmimi më prestigjioz i artit bashkëkohor në Mbretërinë e Bashkuar. Ai e pranoi çmimin i veshur si grua, alter-egoja e tij "Claire", për të treguar interesin e tij ndaj identitetit gjinor, i cili tregohet edhe në artin e tij.  Që atëherë, është kthyer në figurë të dashur për publikun, janë krijuar programe televizive dhe radiofonike së bashku me praktikën e tij të arteve pamore, duke folur hapur për vlerën e artit në shoqëri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco