FOTO/ Ndërron jetë aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Bozgo në filmin 'Në fillim të verës'

FOTO/ Ndërron jetë aktori i mirënjohur i skenës shqiptare

08:50, 11/11/2017
A+ Aa A-

Teatrit Kombëtar do t'i mungojë një nga aktorët më të njohur të skenës, Mërkur Bozgo. Ai u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Mërkur Bozgo lindi më, 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës.Studioi në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës ,dhe në vitin 1961, fillon punë në Estradën e Tiranës.Ai punoi disa vjet në Televizionin Shqiptar, dhe që prej vitit 1975 punoi si aktor në Teatrin Kombëtar.Jeta e tij aktoriale ishte e mbushur me shumë role si në skenën e teatrit ashtu edhe në kinematografi.Ai ka interpretuar në " Pallati 176" "Streha e te harruarve" "Korbi i bardhe" ,e në kinematografi , në filmat "Gjoleka" , "Agimet e stinës së madhe", "Stolat në park" etj.
Interpretimi i tij i fundit ka qënë në rolin e Vinçenzos në veprën "Zbutja e Kryeneçës".

Teatri Kombëtar i shpreh ngushëlimet familjes,për humbjen e njeriut më ta dashur.

Percjellja për në banesën e fundit bëhet datë 11 Nentor 2017, ora 13:00, nga Rruga "Idriz Dollaku", pallati 11.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco