“Tramvaji dëshirë” e Tennesse Williams, rikthehet sërish këtë fundjavë për artdashësit, në teatrin kombëtar eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.
Një shfaqe emocionuese për gruan, mashkullin, dashurinë, dhunën dhe pushtetin.
Ai, një burrë i fortë dhe i zgjuar, emigrant në Amerikë, me një krenari të përdhosur, në një shoqëri që vazhdimisht ndryshon.
Ajo është një grua simpatike, e cila lejon që megalomania e saj ta shkatërroj atë, por pas vështrimit krenar të saj, fshihet një viktimë e lehtë, e torturuar nga dashuria, humbjet, jeta e rremë, shpresat dhe vetë jeta.
Me regji të Kiço Londos, Endri Çela, Dajana Nenaj dhe nën interpretimin e shkëlqyer të aktorëve të njohur të teatrit, Genci Fuga, Laura Nezha, Ina Gjonci, Myzafer Ziflaj e shumë të tjerë.
“Tramvaji Dëshirë” pritet të mbush sërisht sallën e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 28 dhe 29 Tetor.
Mariela Shkurta /SYRI.net
© SYRI.net