VIDEO/ Solisti Ervis Nallbani flet rreth shfaqjes ‘Grand Gala De La Zarzuela’

VIDEO/ Solisti Ervis Nallbani flet rreth shfaqjes ‘Grand Gala De La Zarzuela’

13:50, 20/10/2017
A+ Aa A-

TKOB risjell për herë të dytë për publikun artdashës, repertorin më të bukur të muzikës spanjolle, këngët Zarzuela.

Në këtë mbrëmje të këndshme do të interpretojnë Orkestra e TKOB si dhe Solistët, Ledia Sulaj dhe Ervis Nallbani. Repertorit të Grand Gala De La Zarzuela i bashkohet edhe trupa e baletit të TKOB dhe shfaqja do të sillet për publikun shqiptar në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodokse në 21 Tetor, ora 19:00.

Ricardo Cassero është dirigjenti spanjoll i cili vjen si i ftuar special në Grand Gala De La Zarzuela. Solisti, Ervis Nallbani, rrëfen disa detaje rreth kësaj shfaqe për SYRI.net. Nallbani tregon se pjesa më interesante e kësaj shfaqe është pjesëmarrja e artistëve më të njohur të TKOB.

Pjesa ku Evisi dhe Ledja interpretojnë janë të një kryevepre botërore. Bëhet fjalë për Karmen, një duet dhe një solo me koreografi te vet Ervisit dhe Ledjas. Performanca e tyre në këtë pjesë është e njohur në mbarë botën për notat e saj tipike spanjolle.

Shfaqja është e konceptuar në formën e një koncerti dhe kjo është një nga arsyet që mban emrin Grand Gala De La Zarzuela. Ervis Nallbani e ka performuar edhe më parë këtë veper brenda dhe jashtë vendit, nën koreografin e Fredy Franzutti.

Shitja e biletave për këtë shfaqe ka nisur tashmë dhe ato mund të blihen në hollin e Teatrit Kombëtar, pranë pedonales.

Mariela Shkurta /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco