FOTO/ Historiani Butka nderohet me titullin Doktor nga universiteti amerikan

FOTO/ Historiani Butka nderohet me titullin Doktor nga universiteti amerikan

11:39, 13/10/2017
A+ Aa A-

Historianit Uran Butka i është dhënë sot titulli Doktor “Honoris Kauza” nga Kolegji i Artit dhe Shkences te Universitetit Vox Dei Amerikan. Ndërkohë shkencetari i njohur indian Madu Krishan dhe kreu i Akademisë e Paqes Botërore i dorëzoi Uran Butkës ‘Urdhërin e misionarit të Paqes Shenjtorja Tereza’.

Shkencëtari indian vlerësoi lart kontributin e ish-politikanit dhe historianit shqiptar Uran Butka si një personalitet i shkencës shqiptare. Dr. Shefki Hysa dhe shkencëtari indian i dorëzuan titullin “Honoris Kauza” ne diplomacinë ndërkombëtare historianit shqiptar nga universiteti Vox Dei dhe Urdhërin e Paqes Nënë Tereza.

“Falënderoj Akademinë Botërore të paqes dhe Universitetin Vox Dei për dhënien e këtij titulli. Është rezultat i një pune çerek shekulli. Në punën time kam pasur mision vetëm fjalën e lirë”, - tha Butka. Historiani Uran Butka është në pak personalitete shqiptare që është nderuar me këtë çmim.

Ai është autor i mjaft librave të njohur dhe studimeve si ato për Mid’hat Frashrin, Luftën e Dytë Botërore, etj. Butka rrjedh nga nje familje e njohur patriotike shqiptare. I biri i Safet Butkës dhe nipi i Sali Butkës, nje familje me kontribut të madh në shtetformimin shqiptar.

Butka ka shërbyer edhe si deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura nga viti 1992.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kRIST15/10/2017 21:26

A e ka lexuar Xhufi????Nese po,a ka ndonje verejtje???Nese po,a mund te na e beje te ditur????

Shto koment

Denonco