VIDEO/ Gruaja e milionerit i bleu fëmijës biberon 21 mijë euro: Bizhutë më të rëndësishme se edukimi

19:21, 14/03/2024
A+ Aa A-

Influencuesja Linda Andrade ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale me stilin e saj luksoz të jetesës, ndërsa së fundmi ka treguar edhe gjërat që i ka blerë për vogëlushin e saj.

Ajo jeton në Dubai me bashkëshortin e pasur ndërsa në muajin shkurt është bërë nënë e një vajze. Ajo ka më shumë se një milion ndjekës vetëm në TikTok.

Në video shohim një biberon të artë me vlerë 3000 dollarë, si dhe karrocën e bebeve të Dior, çmimi i së cilës është 6000 dollarë.

‘Nuk ka asgjë të zakonshme në këtë shtëpi’, tha Linda, duke treguar se ka shpenzuar 10 mijë dollarë për të dekoruar dhomën e fëmijëve.

Megjithatë, koleksioni më tërheqës i çantave luksoze, të blera për të porsalindurin, kushton mbi 18 mijë dollarë.

Nëna më tutje shpjegoi se ‘bizhuteritë janë më të rëndësishme për mua sesa arsimimi i saj, sinqerisht’.

Videoja është parë më shumë se 8.8 milionë herë dhe ka shkaktuar një ortek komentesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco