MI5 dhe mbreti Çarls i 3-të, ceremonia ‘Oscar për spiunët’, vlerësohen më të mirët

MI5 dhe mbreti Çarls i 3-të, ceremonia ‘Oscar për spiunët’, vlerësohen më të mirët

17:46, 22/01/2024
A+ Aa A-

Një ceremoni ‘Oscar’, por vetëm për spiunët.

Nuk është një skenar filmi, por diçka e vërtetë, e cila deri më tani nuk ishte bërë publike. MI5, thënë ndryshe shërbimet e brendshme sekrete të Britanisë së Madhe, kanë konfirmuar ekzistencën e kësaj ceremonie të fshehtë të përvitshme, përmes një postimi në Instagram.

Në atë event, Mreti Çarls i Tretë vlerëson rregullisht spiunët dhe anëtarët e inteligjencës që dallojnë për shërbimin e tyre në të mirë të vendit përgjatë 12 muajt e fundit.

Emrat e fituesve nuk do të mësohen kurrë. Por organizatorët po hasin një problem të vogël, nuk kanë një zyrtar për të ndarë çmimet, pasi Çarlsi nuk është më vetëm një princ dhe titulli i tij ka ndryshuar. Dorëzimi i vlerësimeve misterioze dhe shpërblimeve për më të dalluarit në mbrojtjen e Britanisë mund të kalojë në dorën e princit William.

Por një vendim zyrtar nuk është marrë ende. Një burim i inteligjencës tha për median The Telegraph se çmimet janë dorëzuar personalisht nga Mbreti në duart të anëtarëve të komunitetit të inteligjencës, përgjegjës për shmangien e dhjetra sulmeve terroriste.

Detajet dhe pjesa më e madhe e eventeve janë mbajtur tërësisht sekret nga publiku. Mësohet se zakonisht janë vlerësuar spiunë të klasit të lartë, por edhe arkivistë, përkthyes, klerikë dhe personeli i hotelierisë dhe i sigurisë me shërbim të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco