Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

‘Snajperi’ ulet me sukses, Japonia bëhet vendi i 5-të që arrin Hënën

‘Snajperi’ ulet me sukses, Japonia bëhet vendi i 5-të që arrin Hënën

20:25, 19/01/2024
A+ Aa A-

Japonia u bë sot vendi i pestë që dërgoi një anije kozmike në Hënë. Sipas agjencisë japoneze hapësinore JAXA, anija kozmike SLIM u ul rreth orës 17:20 në Hënë dhe komunikoi me dhomën e operacioneve, por panelet e saj diellore nuk po gjenerojnë energji, ndoshta sepse nuk janë në këndin e duhur.

Misioni kishte për qëllim të testonte një teknologji ‘precize’ për mjetet e uljes dhe t'i jepte një shtysë të re programit hapësinor të Japonisë, i cili është përballur me shumë probleme vitet e fundit.

 ‘SLIM punon vetëm me baterinë e vet dhe ne po i japim përparësi transferimit të të dhënave të tij në Tokë’, tha Hitoshi Kuninaka, kreu i JAXA, në një konferencë për shtyp.

Image

Kjo anije, e mbiquajtur ‘snajperi hënor’, u përpoq të ulej brenda 100 metrave nga objektivi i saj, në vend të shumë kilometrave si anijet e tjera kozmike konvencionale. JAXA thotë se kjo teknologji do të jetë një mjet shumë i fuqishëm për eksplorimin e ardhshëm të poleve të Hënës, ku mund të ekzistojnë oksigjen dhe ujë. Megjithatë, do të duhet rreth një muaj për të verifikuar nëse SLIM i ka arritur qëllimet e veta.

JAXA kërkon të luajë një rol më të madh në hapësirë, në bashkëpunim me SHBA-në dhe të mposht konkurrencën e Kinës. Ndër të tjera, ajo planifikon të dërgojë një astronaut në Hënë si pjesë e programit Artemis të NASA-s në vitet e ardhshme.

Deri më sot, vetëm katër vende, ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA, Kina dhe India kishin arritur të ulin me sukses një anije kozmike në Hënë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco